Lajmet

Ndryshim në orar të grumbullimit të mbeturinave

Ndërmarrja Publike Komunale - Strugë

Duke filluar nga data 20 shkurt 2026, do të hyjë në fuqi orari i ri i grumbullimit të mbeturinave në disa zona të qytetit. Ky ndryshim është bërë me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të shërbimit dhe mbajtjes së një ambienti më të pastër për të gjithë qytetarët. Banorët e zonave përkatëse luten të informohen për ditët dhe oraret e reja dhe të vendosin mbeturinat jashtë sipas kohës së përcaktuar. Për më shumë informata, mund të kontaktoni shërbimin përkatës komunal.